13:45 / E Hënë, 29 Maj 2023 / S Z

Lavrov: E papranueshme sjellja ndaj popullatës serbe, e cila po proteston kundër marrjes së paligjshme të pushtetit

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Lavrov, ka folur rreth situatës në veri. Lavrov tha se situata e tensionuar, është e papranueshme.

“Sjellja ndaj popullatës serbe, e cila këto ditë po proteston kundër marrjes së paligjshme të pushtetit është shqetësuese”, tha ai në një intervistë për Russia Today Balkan.

Ai theksoi se zgjedhjet për kryetarë të komunave në veri të Kosovës janë jolegjitime.

Sipas tij në to kanë marrë pjesë vetëm rreth tre për qind e popullsisë.

Kryediplomati rus shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe populli serb do të luftojnë për të drejtat e tyre në veri të Kosovës.

“Një konflikt po lulëzon në qendër të Evropës, në të njëjtin vend ku në vitin 1999, NATO kreu agresion kundër ish-Jugosllavisë”, theksoi ai.