14:57 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / A. M.

Lavrov e Vulin më 22 gusht takohen në Moskë

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergej Lavrov, më 22 gusht në Moskë do ta pres në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Ivan Nechayev, njofton Veçernje Novosti.

“Pritet që të diskutohen një sërë çështjesh të bashkëpunimit ruso-serb dhe shkëmbimi i mendimeve për problemet aktuale dhe rajonale”, tha Nechajev në konferencë.