11:55 / E Premte, 30 Qershor 2023 / S Z

Lavrov: Rusia ka evakuuar fëmijët nga jetimoret në zonat e luftës në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia ka evakuuar fëmijët nga jetimoret në zonat e luftës në Ukrainë.

Lavrov e bëri këto komente gjatë një konference për shtyp, në të cilën poashtu akuzoi perëndimin për një “qasje skizofrenike” ndaj luftës, shkruan Sky News.

Ai gjithashtu skuzoi perëndimin për hipokrizi për sulmin ndaj Rusisë lidhur me shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut në Ukrainë.