75 Mall Live Search
21:08 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Lavrov: Rusia pro një takimi Putin-Trump

Rusia do të reagojë pozitivisht ndaj një kërkese për takim mes Vladimir Putin dhe Donald Trump, garantoi sot shefi rus i diplomacisë Sergei Lavrov gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij amerikan, Mike Pompeo.

Dje, presidenti amerikan, Donald Trump kishte deklaruar se do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping gjatë samitit të G20-ës që do të zhvillohet në qershor në Japoni.

Por Kremlini kishte reaguar menjëherë se nuk ekziston asnjë marrëveshje për këtë takim.

Gjatë takimit të sotëm mes kryediplomatëve të dy superfuqive në Soçi Lavrov u shpreh pozitivisht mbi këtë takim.