23:54 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / S Z

Lavrov thotë se Amerika i ka “injoruar” kufizimet e hapësirës ajrore në Detin e Zi

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë “injoruar” kufizimet e hapësirës ajrore që Moska ka vënë nëpër rajonet bregdetare në Detin e Zi që prej nisjes së luftës në Ukrainë.

“Ata totalisht e kanë injoruar faktin që pas operacionit special ushtarak, ushtria jona ka deklaruar zona relevante në Detin e Zi, si zona me status të kufizuar për përdorim të çfarëdo fluturakeje”, është shprehur Lavrov, raporton CNN.

Lavrov ka fajësuar  ShBA-në se “në vazhdimësi provokon me synim të rritjes së tensioneve”.

“Çfarëdo incidenti që provokon përballje në mes të dy fuqive bërthamore, gjithnjë paraqet një rrezik të madh”.