75 Mall Live Search
07:45 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Lawrence duket mahnitëse për fejesë, ja çfarë fustani të bukur ka veshur

Jennifer Lawrence duket se po bën prova se si do të duket si nuse.

Aktorja 28 vjeçare në festën e fejesës së saj me Cooke Maroney ka veshur një fustan tipik të dasmave ngjyrë rozë.

Fustanin nga L.Wells Bridal që kushton hiç më pak se 2300 dollarë e kishte kombinuar me një çantë Roger Vivier, bizhuteri nga Fred Leighton dhe këpucë Aquazurra që kushtojnë 750 dollarë.

Duket se Lawrence është një fanse e madhe e L.Wells pasi ajo edhe më parë kishte veshur një fustan të kësaj linje në vitin 2017 në tapetin e kuq.

Ndoshta edhe për ditën e saj të rëndësishme – ditën e dasmës – ajo do të zgjedhë sërish një fustan nga kjo markë ndonëse ajo është imazhi i markës së mirënjohur Christian Dior.

Lawrence dhe Maroney kanë nisur lidhjen e tyre në muajin qershor të vitit 2018. Maroney i kishte propozuar aktores në muajin shkurt.