11:33 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

‘Lazdrohet’ shoferi, tenton të fluturoj me ‘Porsche’ por përfundon keq

“Kur e mira të qon peshë”, është një fjalë që e kemi dëgjuar shpesh gjatë jetës sonë.

Kjo fjali duket se i përshtatet një shoferi slloven. Ai ka bërë aksident me veturën e tij luksoz “Porsche” në një autostradë të Kroacisë, shkruan Indeksonline.

Nga shpejtësia e madhe, ai së bashku me veturën e tij kanë përfunduar nën mbrojtëset anësore të autostradës. Siç ka raportuar policia kroate, shoferi ka pësuar vetëm lëndimet të lehta trupore, kurse vetura ka dëmet të mëdha materiale. /Indeksonline/