14:12 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Lazio – Atalanta, Roma i frikësohet një skene tolerimi siç ndodhi me Interin

Nuk është i shqetësuar për atë që mund të ndodhë të dielën mes Lazios dhe Atalantas, por Claudio Ranieri nuk ka harruar atë që ndodhi 9 vite më parë në “Olimpico”, kur tifozët bardhekaltër treguan pankardën “Oh Nooo!” pas humbjes ndaj Interit, rivali i titullit për Romën.

Curva Nord kërkoi që ekipi të hiqte dorë të luante dhe favorizonte zikaltrit dhe ashtu ndodhi.

“Flitet për një situatë të njëjtë tani me Atalantan në garën Champions? Nuk më intereson, këto gjëra duhet t’i mendojë Liga. Unë mendoj të luaj dhe stërvis. Kam qenë i ndershëm gjithmonë, kjo është e rëndësishme për mua”.