75 Mall Live Search
13:10 / E Diele, 16 Prill 2023 / Gj. Sh

Lazio del me informacione të reja për gjendjen e Immobiles pas aksidentit

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, mëngjesin e sotëm ka pësuar një aksident.

33-vjeçari ishte pranë stadiumit Olimpicu, në momentin që makina e tij është përplasur me një tramvajë, raportojnë mediat italiane, ransmeton IndeksOnline.

Rreth këtij aksidenti të Immobiles, klubi i Lazios ka dalur me një komunikat zyrtare, ku tregon gjendjen e sulmuesit pas aksidentit.

Sipas komunikatës, Immobile ka pësuar një traumë me deformim të shtyllës kurrizore dhe një frakturë të përbërë në brinjën XI të djathtë.

”Stafi mjekësor i SS Lazio bën të ditur se, sot, pas një aksidenti rrugor, futbollisti Ciro Immobile ka pësuar një traumë me deformim të shtyllës kurrizore dhe një frakturë të përbërë në brinjën XI të djathtë.

Kushtet aktualisht janë të mira. Futbollisti mbetet nën vëzhgim në departamentin e mjekësisë urgjente të drejtuar nga profesori Francesco Franceschi i Spitalit Universitar Agostino Gemelli IRCCS në Romë.”, thuhet në komunikatë./IndeksOnline/