Lazio e fortë për Napolin, merr tre pikë në Olimpico

Lazio ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen ndaj Napolit në kuadër të javës së 13-të të Serie A.
Skuadra e Inzaghit ka mposhtur atë të Gatusos me rezultat 2-0, shkruan Indeksonline.
Golin e parë e shënoi Immobile në minutën e nëntë të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi Alberto në minutën e 56-të.
Me këtë fitore Lazio është në vendin e tetë me 21 pikë derisa Napoli në vendin e pestë me 23 pikë. /IndeksOnline/