Lazio e ndal Berishën, nuk e lejon të bashkohet me Kosovën
Valon Berisha nuk do të udhëtoj në Kosovë për dy ndeshjet e marsit.
Mesfushori i Lazios nuk është stërvitur për një muaj për shkak të një lëndimi dhe skuadra nga kryeqyteti italian e ka pa të arsyeshme që ai të mos udhëtoj drejt Prishtinës.
Kosova do të luaj kundër Danimarkës të enjten në një ndeshje miqësore dhe të hënën fillon kualifikueset për Euro 2020 kundër Bullgarisë.
26 vjeçari është rikthyer në stërvitje, mirëpo nuk ishte në skuadër për ndeshjen me Parmën.
Gjatë ditës së sotme do të mësohet edhe gjendja fizike e Hekuran Kryeziut nëse do të jetë i gatshëm pas lëndimit që pësoi dje. /IndeksOnline/