75 Mall Live Search
20:04 / E Diele, 19 Mars 2023 / C E

Lazio fiton derbin ndaj Romës

Roma ka humbur ekulibrin në Serie A.

Skuadra e Mourinhos u mposht 1-0 në derbin e qytetit nga Lazio duke dalë nga zona Champions.

Ishte një goli i Zaccagni në minutën e 65′ që vulosi derbin.

Kujtojmë se Roma e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Ibanez.

Kjo fitore e ngjit Lazion përkohësisht në vendin e 2 me 52 pikë, ndërsa Roma zbret në vendin e 5 me 47 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Lazio udhëton në Monza, ndërsa Roma pret Sampdorian.

 SHIKO GOLIN