Lazio hakmerret ndaj Milanit, e eliminon nga Kupa e Italisë
Lazio ka marr hakmarrje të shpejtë ndaj Milanit.
Disa ditë pasi u mposht në Serie A, skuadra nga kryeqyteti italian, i eliminoi kuqezinjtë nga Kupa e Italisë, shkruan IndeksOnline.
Para tifozëve vendas në ”Stadio Olimpico” në Romë, Lazio fitoi me rezultat 1-0, duke kaluar në çerekfinale.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Mattia Zaccagni në minutën e 80-të.
Në çerekfinale, Lazio do të përballet me skuadrën e Bolognas./IndeksOnline/

