75 Mall Live Search
08:29 / E Premte, 15 Mars 2024 / G T

Lazio i Hysajt bëhet më një trajner kroat, zbulohet kush e zë vendin e Sarrit

Skuadra e Lazios pritet të bëhet me trajner të ri pas largimit të Maurizio Sarrit.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano – Igor Tudor do të jetë trajneri i ardhshëm i klubit ku luan lojtari shqiptar, Elseid Hysaj, shkruan Indeksonline

Trajneri kroat pritet të nënshkruaj një kontratë deri në qershor të vitit 2025.

45-vjeçari i lindur në Split, së fundmi ishte trajner i Marseille, kurse gjatë  karrierës së tij ka pasur një aventurë interesante edhe si asistent-trajner te Juventusi dhe Kombëtarja e Kroacisë.

Kujtojmë që skuadra italiane këtë sezon në Serie A ka grumbulluar vetëm 40 pikë dhe gjendet larg objektivave për këtë sezon, pra në pozitën e 9-të./Indeksonline/