75 Mall Live Search
22:40 / E Diele, 08 Dhjetor 2024 / G T

Lazio i kthehet fitoreve, mposht Napolin e Amir Rrahmanit në “Diego Armando Maradona”

Skuadra e Lazios ka shënuar fitore të madhe në javën e 15-të në Serie A, pasi mposhti minimalisht 1:0 Napolin.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Isaksen në minutën e 79’të, shkruan Indeksonline

Ekipi i Anotnio Contes pati disa raste për ta barazuar rezultatin, por nuk e arriti këtë gjë, duke pësuar humbjen e tretë në Serie A këtë edicion.

Me këtë fitore, Lazio shkon në pozitën e 5-të me 31 pikë, kurse Napoli mbetët në pozitën e dytë me 32 pikë, dy më pak se lideri Interi (34)./Indeksonline/