75 Mall Live Search
12:52 / E Premte, 17 Nëntor 2023 / L K

“Lazio ime lakuriq”, Igli Tare rrëfehet për “Corriere dello Sport”: Dështimi me Muriqin dhe raporti me Lotiton

Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Lazios ka dhënë një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport”. Shumë tema të trajtuara, nga marrëdhënia me presidentin Lotito tek Immobile e më gjerë. Mendimi për Simone Inzaghi është i pashmangshëm, i përcaktuar nga vetë Tare si i paracaktuar:

“Është vëllai im, kemi kaluar 18 ose ndoshta 20 vite së bashku. E gjeta në vitin 2009 te Lazio, ishte trajner i të rinjve. Që aty besova do të kishte një karrierë të shkëlqyer si trajner”.

Te Lazio, shqiptari ndau blerjet e lojtarëve me Lotiton. Kështu, për shembull, mbron blerjet e Muriqit dhe Vavros, të cilat rezultuan të dështuara në Itali: “Ato e vuajtën futbollin e Sarrit, por para se të largoheshin donin t’i thonë lamtumirë dhe ta përqafonin. Mbaj mend që Maurizio më tha: Isha te Napoli, u dhashë jetën disave, por askush nuk më ka respektuar ndonjëherë si këta dy djem”.