75 Mall Live Search
13:47 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Lazio e ka gati zëvëndësuesin për Milinkoviqin

Lazio ka filluar të kërkojë në merkato emrin e duhur për të zëvëndësuar mesfushorin serb Sergej Milinkoviq-Saviq, i cili pas këtij sezoni mund të largohet nga kryeqyteti italian.

Igli Tare në një prononcim deklaroi se situata e krijuar dhe vetë dëshira e futbollistit serb mund të jetë që ai të shitet te ndonjë skuadër e madhe evropiane.

Emrat që janë lakuar për të zëvëndësuar serbin janë: Florentino Luis i Benficës, Joao Palhinha i Sporting Braga dhe Leander Dendocker i Wolverhampton Wanderers.

Serbi mund të qëndrojë edhe pas këtij sezoni, mirëpo Tare po përgatit gjithçka në mënyrë që të mos zihen në befasi nëse ndonjë largim ndodhë nga klubi. /IndeksOnline/