10:04 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / B O

Lazio ka rënë në hall me Muriqin, dilema e madhe e janarit

Lazio po planifikon blerje në afatin kalimtar dimëror. Skuadra romake në vitet e fundit ka qenë një nga më pak aktivet në afatin e dimrit duke bërë shumë pak ose fare blerje.

Megjithatë, Sarri ka vendosur që të investojë duke parë dobësi në skuadrën e tij. Blerja e një qendërmbrojtësi është urgjente, sipas Sarrit. Poashtu, trajneri italian e ka në plan të bëj përforcime në sulm.

Në rast se Muriqi nuk “dhezë” deri në janar, kosovari do të huazohet ose shitet në afatin dimëror. Huazimi i Muriqit te Fenerbahce vazhdon të lakohet në mediat italiane.

Sarri ka dilema të mëdha tek sulmuesi kosovar ngase i pëlqejnë cilësitë e lojtarit, por jo edhe paraqitjet kur atij i jipet minutazha në fushë./Indeksonline/