Lazio mbyll kampin stërvitor në Auronzo, Muriqi ndër më të mirët

Lazio ka përfunduar kampin stërvitor në Auronzo di Cadore.
Skuadra italiane ka zhvilluar 3 ndeshje testuese kundër Belluno, Triestina dhe Padova, ndërsa trajneri Maurizio Sarri ka aktivizuar të gjithë futbollistët në këto takime.
Mediumi italian ‘Lazio24h’ shkruan se Vedat Muriqi ka qenë njëri ndër futbollistët më të mirë në këtë kamp.
Sulmuesi kosovar po tenton të bind trajnerin Maurizio Sarri që ta përfshij në planet e tij për sezonin e ardhshëm.
Muriqi ishte transferuar nga Fenerbahçe për 18 milionë euro, por në stinorin e parë nuk kaloi mirë.
/Indeksonline/