75 Mall Live Search
20:41 / E Enjte, 03 Tetor 2024 / Gj. Sh

Lazio merr tre pikë te reja, shënon fitore edhe ndaj Nice në Europa League

Lazio e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Europa League, duke marr edhe tre pikë të reja.

Skuadra italiane, e mposhti Nicen në ”stadio Olimpico”, me rezultat të thellë 4-1, shkruan IndeksOnline.

Pedro hapi serinëe golave ninutën e 20-të, ndërsa Taty Castellanos dyfishoi rezultatin në minutën e 35-të.

Pas gjashtë minutave, Nice ngushtoi rezultatin duke shpresuar në ndonjë rezultat pozitiv. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-1.

Castellanos me një gol të bukur në minutën e 53-të, e riktheu Lazion në epersinë prej dy golave.

Fitroren e skuadrës italiane e vulosi Mattia Zaccagni, i cili u tregua i sakt nga penalltia, në minutën e 67-të.

Kjo është fitorja e dytë për Lazion, duke grumbulluar gjashtë pikë, ndërsa Nice ka vetëm një pikë./IndeksOnline/