75 Mall Live Search
23:15 / E Premte, 26 Gusht 2022 / Gj. Sh

Lazio mposht Interin dhe merr kreun e tabeles (VIDEO)

Lazio ka arritur ta mposht Interin në javën e tretë të Serie A.

Rezultati përfundimtar ishte 3-1, shkruan IndeksOnline.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Felipe Anderson në minutën e 40-të.

Interi barazoi rezultatin me të filluar pjesa e dytë me Lautaro Martinezin.

Lazio riktheu epërsin në minutën e 75-të me një supoer gol nga Luis Alberto.

Biancocelstët siguruan fitoren me golin e Pedros në minutën e 86-të.

Me këtë fitore Lazio ka marrë pozitën e parë në tabel me 7 pikë pas tre ndeshjeve, ndërsa Interi ka mbetur në kuotën e 6-të pikëve dhe renditet në pozitën e katërt./IndeksOnline/