Lazio nuk e blen kartonin e Arijonit, futbollisti shqiptar merr dy oferta

Arijon Ibrahimovic pritet që gjatë merkatos së verës të bëhet me skaudër të re.
Futbollisti shqiptar ishte pjesë e Lazios, kjo e fundit e pati mundësinë për të blerë kartonin e plotë, por nuk e bëri, shkruan Indkesonline
Dhe tashmë, për Ibrahimovicin kanë arritur dy oferta në tavolinë.
Skuadra e Cagliarit dhe Heidenheimit kërkojnë shpërbimet e futbollistis shqiptar.
19-vjeçari ka kontratë me Bayern Munchen deri në vitin 2027, por duket se kësaj radhe do të largohet përfundimisht nga skuadra ‘bavareze’.
Sezonin e kaluar, Ibra shqiptar zhvilloi vetëm një ndeshje në Serie A, kjo për shkak të një lëndimi dhe operacioni./Indeksonline/
