Lazio nuk lejon befasi, e çuditë Juventusin në fund

Ka përfunduar takimi ndërmjet Lazios dhe Juventusit, duel ky në kuadër të xhiros së shtatë në Serie A.
Juventusi ishte duke avancuar me golin e Ronaldos qysh nga minuta e 15’të e takimit, por për t’i barazuar shifrat në 1:1 dhe vendosur epilogun përfundimtar të kësaj ndeshje u përkujdes, Caicedo, shkruan IndeksOnline
Pjesë e këtij takimi nga minuta e parë ishte edhe sulmuesi koavar, Vedat Muriqi, por që u largua nga loja në minutën e 54’të takimit, për t’ia liruar vendin heroit të Lazios.