75 Mall Live Search
23:28 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Lazio pasurohet edhe me një tjetër shqiptar

Igli Tare vazhdon të afrojë shqiptare të Lazio dhe emri i fundit është ai i Dean Liço, që është rritur te Skënderbeu dhe pikërisht te ekipi korçar po stërvitej kohët e fundit.

Futbollisti ishte kthyer pas aventurës në Spanjë te Leganes (të rinjtë) dhe Sporting Lisbona (të rinjtë) për të vazhduar më pas te Peruggia.

Ai është bashkuar me ekipin Primavera të Lazios dhe do të vazhdojë aty deri në fund të sezonit.

Liço është vetëm 19-vjeç dhe ka mundësi të rritet dhe shfrytëzojë këtë moment. Ai është djali i Genti Liço, zëvendës trajner te Skënderbeu.