75 Mall Live Search
19:17 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Lazio përshëndetet me titullin, rrezikon edhe pozitën e dytë

Skuadra e Lazios ka pësuar humbjen e tretë radhazi në Serie A.

Ekipi nga kryeqyteti italian sot u mposhtë në “Olimipico” nga Sassuolo me rezultat 1:2, transmeton Indeksonline.

Të parët që shënuan ishin Lazio me anë të Luis Albertos në minutën e 33-të.

Pastaj në minutën e 52-të, Sassuolo barazoj me Raspadorin. Kurse në minutën e 91-të, Caputo shënoj për të ja siguruar tre pikë të reja ekipit të Sassuolos.

Me këtë humbje, Lazio i mbyt të gjitha shpresat për të fituar titullin e Series A, por edhe pozitën e dytë e ka të rrezikuar.

Në rast se Atalanta shënon fitore sonte atëherë do të dal në pozitën e dytë. /Indeksonline/