Lazio dyshon në testet e UEFA-së për koronavirusin, do t’i testojë edhe vetë lojtarët

Mjeku i Lazio, Dabio Rodia, ka konfirmuar se klubi ka “disa dyshime” pasi që testet e UEFA-së treguan 19 raste me Covid-19 para se skuadra italiane udhëtonte për t’u përballur me Club Brugge, në Belgjikë.
Ndeshja e Ligës së Kampionëve, në Belgjikë, pritet që të startojë në orën 21, por 12 lojtarë kanë mbetur në Romë dhe ende nuk ka një deklaratë zyrtare se pse?
“Sa për portokollin e UEFA-së, skuadra ka bërë testet dhe ka marrë masat antiCovid dy ditë para ndeshjes”, tha dr Rodia për Lazio Style Radio.
“Në testet e së hënës, disa situata u paraqitën. Për të mbrojtur të tjerët, klubi vendosi që rastet e dyshimta të vetizolohen menjëherë në shtëpitë e tyre”.
“Pas pak ditëve, ne do të bëjmë teste të tjera që do ta qartësojnë situatën. Klubi do të ndjekë portokollin e UEFA-së dhe do të lë këta lojtarë në shtëpi, pavarësisht se kemi disa dyshime për këto rezultate”.
“Të tjerët janë të gjithë mirë, ne jemi optimistë se ata do të jenë gati për ndeshje”.
Përveç Lazios edhe Interi ka pasur një debat të ashpër me UEFA-në në javën e kaluar kur Achraf Hakimi u detyrua të mos luante kundër Borussia Dortmundit për shkak të testit COVID-19.
Duket se testi i UEFA-së kishte një ngarkesë të ulët virale, aq të madhe saqë dy testet e tjera të bëra në dy ditë rezultuan negativë.
Hakimi u tha se kishte test “fals” pozitiv dhe Lazio tani është e shqetësuar se e njëjta gjë mund t’i ndodhë edhe asaj.
Testet e UEFA-së bëhen në disa laboratorë në Serien A dhe duket se janë më të ndjeshëm, apo të prirë për gabime.