12:06 / E Martë, 02 Mars 2021 / Blerim

Lazio publikon listën, tre shqiptarë të gatshëm për ndeshjen ndaj Torinos

Skuadra e Lazios ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen e sotshme ndaj Torinos.

Takimi midis Lazios dhe Torinos në xhiron e 25-të të Series A zhvillohet sonte nga ora 18:30, shkruan IndeksOnline.

Trajneri, Inzaghi me vete ka marrë tre shqiptarë, përfshirë: Alian, Strakoshan dhe sulmuesin Vedat Muriqi.

Kujtojmë se ndeshja e sotshme është ende në dyshim dhe ka shumë gjasa që nuk luhet për shkak të rasteve të shumta me virusin Covid-19 në klubin e Torinos./IndeksOnline/