16:57 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Lazio s’i ndahet Juventusit e Interit, deklason Sampdorian

Lazio ka shënuar fitoren tjetër të radhës. Kësaj radhe viktima ishte ekipi i Sampdorias, i cili pësoi 5:1 nga ekipi romak.

Ishte golashënuesi më i mirë në Serie A, Ciro Immobile ai i cili realizoi hat-trik, ndërsa Caicedo dhe Bastos kontribuan me nga një gol, shkruan Indeksonline.

Krejt çfarë arriti ekipi mysafir ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 70-të nga Linetty.

Me këtë fitore, Lazio shkon në kuotën e 45 pikëve, 3 më pak se Juventusi dhe një më pak se Interi./Indeksonline/