75 Mall Live Search
12:56 / E Premte, 09 Janar 2026 / G T

Lazio transferon një sulmues serb, trajneri Sarri: S’e njoh, s’di çfarë të them për të…!

Lazio ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato duke nënshkruar me sulmuesin serb, Petar Ratkov, nga Red Bull Salzburg për 13 milionë euro.

Megjithatë, trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka pranuar se ende nuk e njeh mirë lojtarin e ri, shkruan Indeksonline

“Unë nuk e njoh këtë lojtar. Të tjerët në klub ndoshta e njohin më mirë se unë. Por për të qenë i sinqertë, nuk di çfarë të them për të. Nuk e njoh, dhe kjo është normale, sepse nuk kam kohë të ndjek ligën austriake. Nuk është rastësi që klubet kanë 7 ose 8 skautë që ndjekin ligat; te Chelsea ishin 30“, u shpreh Sarri

Deklarata e Sarrit ka bërë jehonë në mediat sportive, duke treguar realitetin e sfidës së trajnerëve për të ndjekur talentët nga e gjithë Europa./Indeksonline/