Lazio zgjedh Brekalon për krahun e majtë, gati marrëveshja me Wolfsburg

Me shumë mundësi do të jetë Josip Brekalo lojtari i krahut të majtë për formacionin e Maurizio Sarrit.
Sipas mediave italiane, Wolfsburg, që zotëron kartonin e futbollistit, duket se ka pranuar ofertën e bardhekaltërve për ta lënë lojtarin të largohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje përfundimtare për shumën e 15 milionë Eurosh.
Në garë për shërbimet e 23-vjeçarit është edhe Leeds United, pasi kroati pëlqehet shumë nga Marcelo Bielsa, por fatkeqësisht për anglezët, me shumë mundësi lojtari do t’i bashkohet Lazios në Serinë A.