75 Mall Live Search
14:35 / E Shtunë, 21 Gusht 2021 / OSH

LDK: Asnjë nga kandidatët nuk ka probleme me ligjin

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka thënë se asnjëri nga kandidatët e kësaj partie për kryetar komunash nuk ka probleme me ligjin, shkruan IndeksOnline.

Sipas tyre, ky rezultat u pasqyrura në raportin që e publikoi sot Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Njoftimi:

Rezultat i pritshëm: Asnjë nga kandidatët e LDK-së nuk ka probleme me ligjin

Nëntë (9) prej kandidatëve për kryetarë të komunave, të cilët pritet të garojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kanë probleme me ligjin. Nuk na vjen mirë për një gjë të tillë, por kjo është e vërteta. Po ashtu, e vërtetë është se asnjëri prej tyre nuk është nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ky rezultat pasqyrohet saktë e qartë në raportin që e publikoi sot Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it.