11:06 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

LDK bën kuorumin në Podujevë edhe pa opozitën

Kuvendi Komunal i Podujevës sot kishte thirrur seancën e radhës, në të cilën, pikë e rendit të ditës ishte raportimi i kryetarit të komunës, Agim Veliu.

Edhe kësaj radhe, Veliu nuk mori pjesë në seancë, duke shpërfillur asamblistët, shkruan Indeksonline.

Në shenjë pakënaqësie për injorimin nga ana e Veliut, opozita e Kuvendit të Podujevës ka bojkotuar seancën.

Mirëpo, burime të Indeksonline bëjnë me dije se një asambliste është kthyer në sallë dhe i ka bërë LDK-së kuorumin.

Ata thanë se Veliu nuk po vije të raportoj asnjëherë në Kuvend dhe se nuk po përgjigjet në pyetjet që i adresohen nga asamblistët. /Indeksonline/