LDK bëri homazhe te përmendorja e personave të zhdukur
Me rastin e Ditës së të Pagjeturve të Kosovës, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) vendosi lule tek përmendorja dedikuar personave të zhdukur përballë Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i GP të LDK, Avdullah Hoti tha se sot po nderojnë të gjithë ata që ende nuk janë të kthyer tek familjarët e tyre.
Ai shtoi se duhet së bashku të bëhet maksimumi që të përmbyllet fati i të gjithë këtyre personave.
“Ne emër të Grupit Parlamentar, disa prej kolegëve të mijë vendosem buqete me lule në nderim të të gjithë atyre që ende nuk janë kthyer në familjet e tyre. Kjo është plaga e hapur për shumë familje në Kosovë. Unë mendojë që të gjithë duhet të bëjmë maksimumin që të bëjmë temë qendrore në të gjitha proceset e ardhshme që të përmbyllet fati i të gjithë këtyre në Kosovë”, theksoi Hoti.
Homaxhe ka bërë edhe grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa, sot po mbahet edhe një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për të pagjetur.