75 Mall Live Search
15:04 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / OSH

LDK beson se do të fitoj në 8 komuna më 14 nëntor

kryesia ldk

Më 14 nëntor do të mbahen zgjedhjet në 21 komuna të cilat kanë shkuar në balotazh, shkruan IndeksOnline.

Pas mbledhjes së sotme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetari Lutfi Haziri në një konferencë për media tha se beson që ky subjekt politik do të fitoj në 8 komuna.

“Duhet me pa vlerësimin e zgjedhjeve më 17 tetor. LDK e ka lexuar drejtë shuplakën politike të 14 shkurtit dhe është rikuperimu me riorganizim e angazhim. Ne besojmë shumë se në raudin e dytë 8 komunat do të jenë vulosje e një rikthimi të madh të LDK-së”, tha ai.

Në listën më poshtë mund ti shihni rezultatet e kandidatëve që do të shkojnë në balotazh sipas renditjes së KQZ-së.

Gjakova: Ardian Gjini AAK 46.00% dhe Mimoza Kusari Lila LVV 37.08%.

Gllogovc: Ramiz Lladrovci PDK 45.62% dhe Driton Ajazi Demokratët për Drenasin 30.74%.

Gjilani: Alban Hyseni LVV 44.48% dhe Lutfi Haziri LDK 43.91%.

Dragash: Bexhet Xhelasini LDK 34.76% dhe Shaban Shabani PDK 33.69%.

Istog: Ilir Ferati LDK 40.91% dhe Bekë Berisha AAK 26.61%.

Kaqanik: Besim Ilazi 44.75% dhe Jeton Raka LVV 33.18%.

Klinë: Zenun Elezaj AAK 43.10% dhe Esat Raci PDK 27.60%.

Fushë Kosovë: Burim Berisha LDK 49.96% dhe Enver Bajqinca LVV 25.33%.

Kamenica: Qëndron Kastrati PSD 32.69% dhe Kadri Rahimaj LVV 30.37%.

Obiliq: Xhafer Gashi Iniciativa Qytetare për Obiliqin 48.25% dhe Halil Thaçi LVV 20%.

Rahovec: Smajl Latifi AAK 47.23% dhe Visar Korenica LVV 24.78%.

Podujevë: Ekrem Hyseni LDK 44.30% dhe Shpejtim Bulliqi LVV 44.00%.

Prishtinë: Arben Vitia LVV 42.26% dhe Përparim Rama LDK 29.34%%.

Prizren: Mytaher Haskuka LVV 39.95% dhe Shaqir Totaj PDK 31.35%.

Shtime: Qemajl Aliu LVV 45.10% dhe Naim Ismajli PDK 44.64%.

Viti: Sokol Haliti LDK 41.78% dhe Arsim Ademi LVV 34.855.

Vushtrri: Ferit Idrizi PDK 34.89% dhe Xhafer Tahiri LDK  33.77%.

Malishevë: Ekrem Kastrati Nisma 34.30% dhe Isni Kilaj PDK 29.07%.

Junik: Agron Kuçi AAK 47.26% dhe Ruzhdi Shehu LDK 37.87%.

Mamushë: Abdulhadi Krasniç KDTP 48.72% dhe Arif Butuç KATP 37.64%.

Kllokot: Vladan Bogdanoviq SL 41.45% dhe Strahinja Spasiq SNS 36.14%./IndeksOnline/