09:13 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

LDK bojkoton seancën e sotme

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës e thirrur me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Edhe partia tjetër opozitare, PSD ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi vlerësojnë se çdo diskutim duhet të bëhet në seancën e paraparë të mbahej në ora 10:00, që ishte thirrur me kërkesë të opozitës.

Vlen të theksohet se pikë e vetme e rendit të ditës është:

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Temat: