LDK dega e Vitisë njoftohet për qëndrimet e fundit të partisë
Kryesia e LDK-së është pritur sot nga strukturat e degës së Vitisë.
Kryetari i kësaj dege dhe njëherësh Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, i përshëndeti të pranishmit dhe i njoftoj për synimin e këtij debati me strukturat.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka falenderuar degën e Vitisë për kontributin e dhënë në zgjedhjet e fundit lokale si dhe kontributin në rezultatet e LDK -së në përgjithësi.
Beqiri tha se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është aktiv dhe se ai dhe LDK-ë është sot është adresa e shumë faktorëve ndërkombëtar, kjo adresë është zgjedhur sepse ata kanë parë seriozitetin e LDK -së dhe përkushtimin e saj në interes të vendit.
Ai kërkoi mobilizim dhe angazhim maksimal të degës për procesin zgjedhor, për të cilin proces edhe po i përgatitemi.
Ai tha se kjo formë e debatit me struktura po shërben të njoftohen këto forume të partisë me qëndrimet e fundit të LDK-së; për dialogun, kufijtë e Kosovës, për votimin e Forcave e të Armatosura të Kosovës.
Lirije Kajtazi kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së , foli për respektin e madh ndaj kësaj dege dhe kërkoj nga ajo që të angazhohen që përmes bashkpunimit të përbashkët të ndalet kjo qeverisje që ka devalvu çdo instancë shtetrote.
Deputetja Hikmete Bajrami tha se arsyeja që gjendemi si shtet në këtë gjendje është qeveria e skandaleve si ajo e faljes së borgjeve të ambalazhuesve të ujit, pushimet luksoze të kryeministrit, largimi i investitorëve të huaj. Rinija po largohet çdo ditë , vendi nuk na duhet pa njerëz.
Poenta e këtij takimi është që ne të takohmi dhe të gjithë së bashku të punojmë dhe t’i korigjojmë këto gabime . Sepse ne nuk kemi kryeministër , kryeministri nuk është kryeministër ai nuk dinë çfarë po i ndodhë në qeveri. I shkarkohen 3 ministra rend dhe ai as që e di pse.
Muharrem Sfarqa – tha se duhet të mobiliozohemi që të gjithë së bashku të punojmë për zgjedhjet të cilat do të jenë shumë shpejt. Politikat e disfavorshme , skandalet dhe tentimi për zbatimin e korigjimit të kufijëve duhet të ndalohen vetëm me mekanizma ligjor qoftë edhe përmes zgjedhjeve.
Valentina Bunjaku ka përmendur një mori skandalesh dhe keqpërdorimesh nga kjo qeveri dhe ka shfrytëzuar këtë rast për të thirrë strukturat e Vitisë për angazhim edhe më të madh.
Fidan Rekaliu, kryetar i FRLDK-së ka thënë që LDK-ja është duke krijuar platformë për rininë dhe në qeverisjen e ardhshme prioritet dhe zë i fuqishëm do të jenë rinia, do të krijohen politika dhe mekanizma të veçantë për t’i zgjidhur problemet e rinisë.
Strukturat e Degës në Viti i dhanë mbështetje të plotë Kryetarit Isa Mustafa dhe Kryesisë së LDK-së në qëndrimet e tyre./Indeksonline/