75 Mall Live Search
09:59 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / b l

LDK dhe AKR sot nënshkruajnë marrëveshjen për zgjedhjet e 28 dhjetorit, do t’i ketë tre kandidatë në listën e partisë së Abdixhikut

Sot pritet të nënshkruhet  marrëveshja për koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe  Aleancës për Kosova e Re për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Burime të IndeksOnline  bëjnë me  dije se marrëveshja do të nënshkruhet pasditën e së mërkurës.

Sipas kësaj marrëveshje, AKR do t’i ketë tre kandidatë në listën e LDK-së për deputetë.

LDK poashtu ka arritur marrëveshje  edhe me  Partinë e Drejtësisë të Ferid Aganit./IndeksOnline/