LDK dhe PDK thërrasin konferencë për media

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar konferena për media.
LDK-ja ka njoftuar se në selinë qendrore të partisë do ta mbajnë një konferencë në orën 13:30, ku janë ftuar edhe mediat.
Gjysë ore më vonë konferencë për media do të mbajë edhe PDK-ja.
Nga kjo parti kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në selinë e PDK-së në kryqytet.
Asnjëra prej dy partive më të mëdha opozitare nuk ka bërë të ditura arsyet për thirrjen e këtyre konferencave për media.
Kujtojmë se sot deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e ka braktisur mbledhjen e komisionit pas përplasjes me deputetët e VV-së.