10:49 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

LDK dhe VV bojkoton seancën e rregullt, kërkon atë të jashtëzakonshmen

Seanca e rregullt ka nis me bojkotimin e saj nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilët ka kërkuar që fillimisht të mbahet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se opozita ka kërkuar një seancë për të mos diskutuar korrigjimin e kufirit

Ai tha se vlerëson që veprimet e presidentit janë kundër kushtetuese dhe në seancën e jashtëzakonshme, opozita ka bërë një rezolutë që do t’ia ndalojmë

“Unë iu ftojë kryetar i kuvendit që të thirreni seancën e jashtëzakonshme sipas kërkesës së opozitës, nuk është në rregull që të mbahet asnjë seancën e rregullt pa u kryer ajo e jashtëzakonshmja. Në mbledhjen e kryesisë ju keni kërkuar që të mbahet 61 deputet që të mbahet seanca, kjo është kundër kushtetuese. Krejt atë çka mund të bëj opozita është që të bëhet 41 nënshkrime, të kërkojë seancë të jashtëzakonshme dhe ju si shumicë parlamentare ta rrezoni ose ta votoni atë rezolutë. Me këtë formë të veprimit ju e keni bllokuar mbajtjen e seancën së jashtëzakonshme dhe punimet të këtij kuvendi dhe në shenjë të kësaj ne nuk do të marrim pjesë në seancë të rregullt pa u kryer seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita. Unë ftoj të gjithë deputetët që të na bashkohen”, tha ai

Temat: