75 Mall Live Search
15:10 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

”LDK dhe VV duhet të jenë pjesë e dialogut me Serbinë”

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu vlerëson se është shumë e rëndësishme që Lidhja Demokratike e Kosovës t’i bashkohet grupit negociator për dialogun me Serbinë. Sipas tij, LDK dhe Vetëvendosje duhet të gjejnë mënyrën dhe fuqinë për të qenë pjesë e ekipit dhe dialogut.

Kryeziu thotë se me tërheqjen e kryeministrin Haradinaj nga pjesëmarrja në dialog dhe me debatin e presidentit për korrigjimin e kufijve, klasa politike e ka kthyer vëmendjen të kjo çështje dhe është formuar grupi negociator i  cili i ka marrë votat e Kuvendit të Kosovës.

Kryeziu konsideron që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të jenë pjesë e ekipit.   

“Opozita duhet të gjejë mënyrën dhe fuqinë për të qenë pjesë e këtij grupi dhe për t’u futur në dialogun me Serbinë, i cili adresuar edhe në letrën që e ka bërë presidenti Trump dhe zhvillimet tjera, ndoshta do ta kishte si pikë përfundimtare vitin 2019, nëse do të mundnim ta përmbyllnim do të kishte qenë më mirë për qytetarët e Kosovës, për rajonin dhe për shërbimet politike të brendshme gjithsesi”, thotë ai.