15:05 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

LDK dorëzon ankesën e radhës në Gjykatën Supreme për këtë komunë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar ankesën e saj në Gjykatën Supreme në lidhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili refuzoi ankesën në lidhje me rezultatet përfundimtare për komunën e Prishtinës.

Florian Dushi nga kjo parti konfirmoi për KosovaPress se sot sipas afateve ligjore kanë dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën në lidhje me këtë vendim.

“Po sot kemi dorëzuar ankesë”, tha Dushi.

Dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar të gjitha ankesat që ka bërë LDK në këtë institucion. Njëjtë ka vepruar edhe me ankesat e PDK-së.

LDK ishte ankuar për rezultatet në komunën e Prishtinës, Dragashit si dhe për atë të Kamenicës. Ndërsa PDK për Prizrenin, Rahovecin dhe Klinën

Gjykata Supreme duhet te vendos lidhur me ankesat brenda 72 orëve.