LDK dorëzon në Kushtetuese komentet për dekretin e Thaçit

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, Shkemb Manaj dhe Driton Selmanaj, kanë dorëzuar para pak çastesh komentet e partisë së tyre rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi me të cilin kishte nominuar Avdullah Hotin për kryeministër, meqë s’kishte marrë kurrfarë përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje si parti që kishte fituar zgjedhjet e 6 tetorit.
Arben Gashi ka thënë se presin që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë në favor të zhvillimit të demokracisë në Kosovë.
“Besojmë që Gjykata do t’i jepë mundësi zhvillimit të demokracisë në Kosovë”, ka thënë Gashi i pyetur se çfarë vendimi presin.
Gashi ka thënë se besojnë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në favor të drejtësisë kushtetuese.