75 Mall Live Search
16:58 / E Premte, 26 Mars 2021 / OSH

LDK e brengosur për letrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese për Albin Kurtin

Lidhja Demokratike ka reaguar për letër urimin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi për kryeministrin, Albin Kurti.

Në postimin që e ka bërë LDK thuhet se kjo afërsi mes kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhe kryeministrit është e paprecedentë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i LDK-së:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shprehë brengosje për afërsinë e paprecedentë të Gjykatës Kushtetuese me Qeverinë – përkatësisht pushtetin. Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese ka qenë vlerë e jashtëzakonshme e pjekurisë demokratike të institucionit që për vite ka ruajtur kredibilitetin e vet.

Pushteti i Gjykatës është i ndarë dhe i pavarur nga ai i Qeverisë dhe si i tillë duhet të mbetet gjithëherë. Tani çdo afrim, i Kryetarës së Gjykatës, në emër të Gjykatës, qoftë edhe si urim, i paprecedentë e i pazakontë dhe mbi të gjitha anues, dëshmon për cenimin e kredibilitetit të institucionit në fjalë; në kohë kur paanshmëria është vlerë thelbësore e demokracisë.