LDK e gatshme për zgjedhje, Mustafa: Do të organizohemi për fitore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se sot në kryesi kanë diskutuar për zgjedhjet e reja, shkruan IndeksOnline.
Ai konsideroj se LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore.
Mustafa shtoi se “do tu japim shansë gjithë atyre që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve”.
“Të nderuar veprimtarë të LDK-së
Diskutuam sot në Kryesi për zgjedhjet e reja, pas takimeve disaditore që i kisha me kryetarë të degëve.
LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore. Do tu japim shansë gjithë atyre që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve.
Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të në kryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh. IM”, tha ai./IndeksOnline/