LDK e gatshme të marr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka bërë me dije se deputetët e LDK-së shprehen të gatshëm për mbajtjen e seancë ssë jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovë, pas gjendjes së rë të krijuar si pasojë e shpërthimit të valës së re të pandemisë dhe abstenimit të qeverisë karshi saj, transmeton “Indeksonline”.
Ai ka numëruar një serë temash të cilat janë te domosdoshme për diskutim të menjëhershëm nga përfaqësuesit e popullit në Kuvend.
Postimi i plotë i Gashit:
Grupi Parlamentar i LDK-së, shpreh gatishmërinë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, pas gjendjes së re të krijuar si pasojë e shpërthimit të valës së re të pandemisë dhe abstenimit të Qeverisë karshi saj.
Numri rekord i rasteve të vdekjes dhe i atyre të infektuar, sasia e vaksinave në dispozicion dhe procesi i organizimit të vaksinimit të qytetarëve, si dhe situata e rënduar në sistemin shëndetësor, janë vetëm disa nga temat e domosdoshme për diskutim të menjëhershëm nga përfaqësuesit e popullit në Kuvend.