LDK e kënaqur me procesin zgjedhor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Anëtari i LDK-së, Lumir Abdixhiku vlerësoi se procesi është duke shkuar mirë.
LDK në këtë garë ka angazhuar 1784 komisionarë dhe 3588.
“Sot është raundi i dytë ku garon edhe LDK me kandidat. LDK, ne këto qendra ku garon ka 1784 komisionarë, 3588 vëzhgues dhe sipas informacioneve procesi po zhvillohet në rregull. Presim angazhimin e policisë dhe gatishmërinë e zyrës së prokurorit për ndërmarrje të hapave, në rast të parregullsive. Jemi të bindur se qytetarët do të dalin në votime dhe gjithçka do të shkojë si duhet” ka thënë Abdixhiku./Indeksonline/