LDK e konfirmon: Vjosa dhe dy deputetë s’e nënshkruan mocionin kundër Kurtit

Pas mbledhjes së deputetëve të LDK-së, shefi i grupit parlamentar Arben Gashi ka deklaruar se janë mbledhur nënshkrimet për inicimin e mosbesimit të qeverisë.
Ai tha se Vjosa Osmani dhe dy deputetë të tjerë kanë mendime të ndryshme nga grupi parlamentar i LDK-së.
Për Vjosa Osmanin tha se nuk e ka nënshkruar këtë mocion. Ndërsa, dy deputetë të tjerë nuk kanë qenë fare në këtë mbledhje.

Ndryshe, Indeksonline raportoi ekskluzivisht për emrat e deputetëve që kundërshtuan mocionin.
Haxhiu Avdyli, Fatmir Rexhep dhe Ardian Shala”, kundërshtuan haptas.
Derisa, Mairgona Geci theksoi se e nënshkruan mocionin por është kundër koalicionit me PDK-në.