LDK e “ndez” Dragashin me tupana e daulle pas fitores

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar festën në komunën e Dragashit pas numërimit të votave nga diaspora.
Simpatiziuesit e kësaj partie janë parë duke kërsyer rrugëve të Dragashit në shoqërim të tupanave dhe daulleve.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga ky moment.
Bexhet Xheladini i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jetë kryetar i ri i Komunës së Dragashit.
Sipas të dhënave, Bëhxhet Xheladini nga LDK ka marrë 470 vota nga diaspora.
Ndërsa, Shaban Shabani nga PDK 173 vota./IndeksOnline/