LDK e Prizrenit thotë se mungesa e transparencës fsheh korrupsionin dhe nepotizmin kulturor të Komunës së Prizrenit

Dega e LDK-së në Prizren ka dalë me një deklaratë sa i përket qeverisjes lokale në Komunën e Prizrenit. Sipas kësaj partie raporti i auditorit ka gjetur shkelje në Drejtorinë e Kulturës, shkelje për të cilat përgjegjësia më e madhe është e kryetarit të Komunës, i cili, edhe përkundër kritikave të Shoqërisë civile ka lejuar që me këtë drejtori të udhëheq një person i dënuar me aktvendim gjyqësor për falsifikim dokumentesh.
“Mungesa e përfshirjes së kritereve minimale në shpalljen publike rezulton me diskriminimin e të interesuarve dhe kufizim të konkurrencës. Përzgjedhja e përfitueseve, pa i plotësuar kriteret e vendosura në shpalljen publike ka reflektuar trajtim jo të barabartë të aplikuesve dhe komuna rrezikon financimin e përfituesve të papërgjegjshëm, përmes fondeve publike”, thuhet në deklaratë,
Sipas LDK-së përtej diskriminimit, kufizimit të konkurrencës, përzgjedhjes së përfituesve pa i plotësuar kriteret që reflekton në trajtim të jo barabartë ka edhe një fakt interesant që nuk e përmend auditori. Ka mungesë të transprencës për shumat e ndara për OJQ-të, mungese kjo përbrenda së cilës ka dyshime të bazuara se ka edhe korrupsion e nepotizëm.
“Ndarja e fondeve për “vellëzër motra e miq” të zyrtarëve komunal kulmon me ndarjen e mjeteve për Organziatën e ish drejtorit, secalin vit duke e rritur shumën. Asnjëherë nuk u bë publike as shuma që iu nda “Old tajjmerave” Organizatë kjo e ish drejtorit të Kulturës”, thekson LKD e Prizrenit.
Kjo parti ka bërë edhe një serë denoncimesh tjera për qeverisjen në këtë komunë. Kujtojmë se deri pak kohë më parë këto dy parti kanë bashkë qeverisur në këtë komunë..