75 Mall Live Search
09:32 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

LDK-ja shtyn mbledhjen për të hënën

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të mblidhet sot ashtu siç ishte paralajmëruar.

Zëdhënësi Besian Mustafa, njofton se Kryesia e LDK-së do të mblidhet të hënën prej orës 9:00 ndërsa Grupi parlamentar i kësaj partie pritet të mblidhet nga ora 13:00.

Ndryshe po të hënën do të takohet kryetari i VV-së Albin Kurti me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Takimi vjen pas tri ftesave që Thaçi ia ka bërë Kurtit për takim si fitues i zgjedhjeve.

VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për një koalicion të mundshëm qeverisës./IndeksOnline/